Bernardo Silva është një nga emrat më të lakmuar të merkatos së verës. Mesfushori portugez i Manchester Cityt pëlqehet nga Barcelona, ndërsa rreth kësaj çështje, lojtari ka dhënë një intervistë.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme është që po e përgatis sezonin sa më mirë. Për sa kohë që vazhdoj të luaj për Cityn, gjithmonë do të jap maksimumin. Marrëdhëniet me klubin, tifozët dhe bashkëlojtarët e mi janë fantastike dhe do ta respektoj gjithmonë” – Tha ai. 27 vjeçari është pjesë e “Qytetarëve” prej 5 sezonesh.