Presidenti i SHBA Joe Biden ka reaguar pas vendimit të Boris Johnson për të dhënë dorëheqjen. Shefi i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se marrëdhëniet speciale midis SHBA dhe Britanisë së Madhe mbeten të forta dhe të qëndrueshme.
Në deklaratën e ndarë me CBS Neës, Biden tha se ai priste të vazhdonte të bashkëpunonte ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për një sërë prioritetesh të rëndësishme, duke përfshirë një qasje të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës.
Deklarata e tij pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Johnson më herët për mbështetjen e tij në Ukrainë.
Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë mbrojtëse për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të punojë për t’i dhënë fund bllokadës së grurit.