Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit nga numri i qytetarëve që janë testuar e ata që kanë dalë pozitiv me Covid 19.
582 raste të reja dhe një i vdekur nga Covid 19 janë të dhënat e 24 orëve të fundit të publikuara nga MSH-ja.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 635 pacientë. Numri i rasteve aktive me Covid-19 është 9.240.