Ekspertja e procesit të vaksinimit, njëkohësisht Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës se qytetarëve po iu injektohen vaksina të skaduara anti-Covid.
Përmes një deklarate Bino sqaron qytetarët mbi të pavërtetat e këtij postimi të Berishës:
Këtu keni komunikimin e Institutit Paul Ehlrich në Gjermani që merret me cilësinë dhe sigurinë e vaksinave që rekomandon shtyrjen e skadencës apo më saktë përdorimit të vaksinës Pfizer sipas rekomandimit të EMA dhe Bashkimit Europian.
Besoni tek shkenca dhe jo gënjeshtrat. Ndërkohe te gjitha vendet kane shtyre perdorimin e vaksines. Shelf life apo koha e perdorimit te vaksines percaktohet pas eksperimentimeve dhe provave te cilat i kryejne institucione prestigjoze vazhdimisht per ti saktesuar ato. Kjo eshte nje praktike e njohur per cdo vaksine apo medikament.
ISHP dhe agjensia e barnave ka vepruar sipas rekomandimeve te EMA sic ka bere Gjermania me ane te Institutit Paul Ehrlich.
apo vendet e tjera me agjensite e tyre apo SHBA me ane te FDA qe ka te njejtin rekomandim.
Shqiperia ka mjaftueshem vaksina per ti perdorur ne cdo kohe.
Ky eshte dhe weblink i ketij instituti https://www.pei.de/EN/newsroom/hp-news/2022/220421-comirnaty-shelf-life-extended-to-12-months.html