Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Greqi pas një grabitjeje që ndodhi në zonën e Efkarpia-s. Mediat në vend raportojnë se pronari i një biznesi u grabit nën kërcënimin e armës. Bëhet fjalë për një dyqan artizanal në Selanik.
Sipas informacioneve të para, grabitësit kanë hyrë në dyqanin e zejeve dhe për të mos u ndjekur kanë rrëmbyer pronarin e biznesit.