Tanimë është sekret publik fakti që Sali Berisha bën politikë mbi çdo tallje që qytetarët bëjnë ndaj tij. Mjafton që dikush t’i dërgojë diçka ku sulmohet një institucion dhe ai me një gjuhë vreri e përcjell në rrjetet sociale si të vërtetë absolute.
E njëjta gjë ka ndodhur sot, ku Sali Berisha ka sulmuar ish-kolegët e tij mjekë që nuk i japin shërbim qytetarëve dhe se i lënë të shtrihen rrugëve. Në fakt, burimet nga QSUT bëjnë me dije se ”Pacienti në fjalë, (sic shihet në foton bashkëlidhur), ka qenë i shtrirë në gjendje të alkoolizuar pranë lulishtes së QSUT. Të lajmëruar nga qytetarët, stafi mjekësor ka dalë menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë. Më pas pacienti i intoksikuar nga alkooli është shtruar dhe akomoduar në ambientet e USB, por teksa ka filluar mjekimin, ka refuzuar personelin dhe është shtrirë në tokë duke mos pranuar të vazhdojë trajtimin. Me insistimin e personelit mjekësor pacienti është akomoduar në shtrat dhe më pas është larguar nga spitali. ”.
Mesa duket këto informacione i ka marrë edhe Berisha që më pas e ka fshirë postimin edhe pse dëmin e ka bërë duke sulmuar bluzat e bardha.
Por, Berisha këtë e bën disa herë në javë.
Sali Berisha para dy ditësh po në Facebook postoi një denoncim, siç ai e quan, nga qytetari dixhital. Në status Berisha akuzon kryebashkiakun Erjon Veliaj se është përgjegjës për vdekjen e punëtorit 65-vjeçar në Manzë të Durrësit, në kampin e Muxhahedinëve.
Por ne fakt rezulton se kampi është në autonomi totale nga pushteti lokal apo qëndror në Shqipëri dhe mbahet me paratë amerikane. Edhe vetë Berisha ka fshirë postimin pas blofit me këtë denoncim, pa lidhje me Bashkinë Tiranë.
Mesa duket, vesi del me shpirtin./Lexo.al