Nënkryetari i Foltores, Luçiano Boçi thotë se pas protestës paqësore së 7 Korrikut, vendi mund të shkojë drejtë mosbindjes civile në shenjë proteste kundër qeverisë “Rama”.
“Është për mosbindje civile dhe mënyra si do menaxhohet ka etapat dhe fazat e veta. Protestat janë jo vetëm masive, me pjesëmarrje themelore në kryeqytet. Janë edhe lokale, sikurse edhe të karaktereve simbolike” deklaroi Boçi për gazetarin Besard Jacaj në Klan.
Boçi theksoi se Shtatori është muaji kur Foltorja do të rinisë protestat kundër Ramës.
“Në Shtator PD nis stinën e saj, jo për arsye temperaturash sepse temperaturat janë tashmë të sfiduara, por për arsye të organizimeve dhe gjetjes së momentit kur këtë e kërkon edhe shoqëria civile”.
Duke theksuar se do të jetë kryetar i grupit të PD, post i mbajtur më parë nga Enkelejd Alibeaj, Boçi thotë se qëllimi i protestës është rrëzimi i qeverisë por dhe bashkimi i partisë në të gjitha dimensionet.