I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ish-deputeti demokrat Gert Bogadani ka komentuar zhvillimet brenda PD-së. Ai tha se e njeh Sali Berishën si kryetar të partisë, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të kandidojë si kryebashkiak i Tiranës në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se emri i tij është propozuar nga baza dhe nëse lidershipi i PD do e miratojë si kandidaturë, nuk do t’i shmanget kësaj sfide.
“Fjala vetëofrim është abuzim i disa portaleve. Emri është përmendur disa herë, është propozuar nga baza e PD. Nëse lidershipi i PD mendon një gjë të tillë dhe baza e mbështet unë si kam thënë kurrë jo asnjë sfide, sado e vështirë të jetë. Nëse është vullneti i lidershipit dhe mbështetja e bazës nuk i kam thënë asnjëherë jo”, tha ai.