Boris Johnson ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si kryeministër i Britanisë së Madhe duke thënë: “Misioni u krye… hasta la vista baby (shihemi më vonë).”
Johnson u detyrua të shpallë largimin nga posti i kryeministrit në fillim të këtij muaji pas një furie prej më shumë se 50 dorëheqjesh nga qeveria e tij, në kundërshtim me kryeministrin pas një skandali që kanë dalë për vendin. Johnson dha dorëheqjen pasi u zbulua skandali se kishte emëruar një politikan të akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale.
Në fjalimin e tij të fundit, Johnosn nuk harroi të përmendte punën e qeverisë kur u goditën nga pandemia e Covid-19 dhe mbështetjen që dha Britania e Madhe për Ukrainën.
“Ne kemi ndihmuar, unë kam ndihmuar që ky vend të kalojë një pandemi dhe të ndihmojë në shpëtimin e një vendi tjetër nga barbarizmi. Dhe sinqerisht, kjo është e mjaftueshme. Misioni u krye. Dua t’i falënderoj të gjithë këtu dhe hasta la vista, baby”, tha Johnson.
“Hasta la vista, baby”, e huazuar nga Arnold Schëarzenegger në filmin e vitit 1991 “Terminator 2: Judgment Day” dhe që përkthehet “shihemi më vonë” i solli shumë duartrokitje.
Vetëm dy javë më parë, disa nga ata ministra e deputetë që duartrokisnin dhanë dorëheqjen nga qeveria e tij, kritikuan udhëheqjen e tij dhe kërkuan që ai të largohej.
Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të vendoset kur parlamenti të kthehet nga pushimi veror më 5 shtator