Ish-ministrat britanikë të Shëndetësisë, Jeremy Hunt dhe Sajid Javid janë zotuar se do të ulin taksën e korporatave pasi shpallën kandidaturat e tyre të veçanta për udhëheqjen e Partisë Konservatore.

Disa ligjvënës shpresojnë të zëvendësojnë kryeministrin, Boris Johnson, i cili u detyrua të japë dorëheqjen pasi dhjetëra anëtarë të qeverisë u larguan nga detyra në shenjë proteste pas një sërë skandalesh.

Dorëheqja e tij erdhi pasi dy ministra në shërbim të kabinetit, kancelari Nadhim Zahawi dhe ministri i Transportit, Grant Shapps, zbuluan synimin e tyre për të kandiduar për postin e lartë.

Duke deklaruar kandidaturat e tyre në “The Telegraph”, Hunt dhe Javid thanë se jo vetëm që do të anulonin planet e ish-kancelarit për të rritur taksën e korporatës nga 19% në 25% në prill, por gjithashtu do të ulnin normën në 15%.

Zahawi, pasardhësi i Rishi Sunak, deklaroi në fillim të kësaj jave se gjithçka ishte pjesë e tavolinës së diskutimeve.