Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas paralajmërimit të Britanisë së Madhe për shpalljen non grata të personave të përfshirë në korrupsion.
Kim shkruan se SHBA e mirëpret këtë vendim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe ndërsa thekson se ata që kanë abuzuar me besimin e publikut duhet të përballen me drejtësinë.
“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe kanë minuar demokracinë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.