Mbretëria e Bashkuar jo vetëm që theu rekordin e temperaturave të motit këtë javë, por gjithashtu vendosi një shenjë të re për nxehtësinë e tokës.
Dy janë zonat që shënjuan rekordet e temperaturave të matura në hije në Mbretërinë e Bashkaur, Coningsby dhe Lincolnshire, të cilat kapën vlerën e 40.3 gradë celsius.
Satelitët po testojnë nxehtësinë në sipërfaqen e Tokës dhe po eksperimentojnë se çfarë do të ndjente dikush nëse do të vendoste dorën në tokë.
Zona, e cila arriti temperaturat më të larta, jo në hije, ditën e parë ishte Lakenheath, me 48.0C, ndërsa ditën e dytë Heathrow, duke arritur në vlerën 48.1 gradë celsius, disa lagje afër Londrës.
Duke qenë se janë dy zona të betonizuara dhe të asfaltuara, thithja dhe ruajtja e nxehtësisë është tejet e lartë, krahasuar me “mbulesën” natyrore të Tokës.
Rekordi i mëparshëm, prej 44,7 gradë celsius, u vendos më 25 korrik 2019, në zonën Park Royal në veri-perëndim të Londrës.
Pse po përjetohet një i nxehtë i tillë në Mbretërinë e Bashkuar?
Diferencat janë të dukshme për sa i takon zonave rurale ndaj atyre urbane, ku në këto të fundit temperaturat kanë arritur në rekorde historike, aq sa flitet për “efektin e ishullit të nxehtësisë urbane” për shkak se rrugët e asfaltuara dhe ndërtesat përthithin dhe ruajnë nxehtësinë.
“Ne e pamë këtë gjë shumë qartë të hënën në mbrëmje në ndryshimin midis qyteteve dhe sfondit rural”, tha Dr Darren Ghent, një studiues me Qendrën Kombëtare për Vëzhgimin e Tokës (NCEO) me bazë në Universitetin e Leicester.
Në termat LST, zonat rurale ishin në 25 gradë celsius deri në 27 gradë dhe kjo është një diferencë prej gati 10 gradësh midis qytetit dhe zonave rurale.
“Kjo është dëshmi e vërtetë e ishullit të nxehtësisë urbane.” Është gjithashtu dëshmi e nevojës për më shumë hapësira të gjelbra dhe pemë në zonat e urbane.
Dy satelitët Sentinel-3 në pronësi të BE-së që hartojnë MB LST çdo ditë monitorojnë temperaturat në pjesën tjetër të Tokës.
Shkretëtira e Lutit, në Iran dhe shkretëtira Sonoran, në Meksikë, kanë arritur të dyja vlerat e 80gradë celsius, ndërsa kupolat e larta të Antarktidës mund të bien në -110 gradë.