Inflacioni i çmimeve të konsumit në Bullgari ka vazhduar të rritet në qershor duke arritur nivelin më të lartë në 24 vitet e fundit, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Çmimet e konsumit u rritën me 16,6% në baza vjetore, në qershor, krahasuar me 15,6% në maj. Inflacioni i fundit raportohet se ishte më i larti që nga maji 1998, kur ishte 18,8%.
Rritja aktuale e inflacionit u nxit kryesisht nga një rritje prej 37,5% në kostot e transportit. Kjo u pasua nga një rritje prej 23,8% e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Çmimet e banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve djegëse të tjera, si dhe restoranteve dhe hoteleve u rritën përkatësisht me 18,5% dhe 20,1%.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,9% në qershor, pas një rritjeje prej 1,2% muajin e kaluar. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 1,2% në baza mujoredhe u rrit me 14.8% në muajin qershor.