Kryeministri Edi Rama ka gati një plan se çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës politike.
Në një intervistë për median gjermane ai shprehet se ndoshta pas mbylljes së këtij kapitulli do nisë të dizenjojë rrobat e tij si stilist.
Megjithatë ai shprehet se nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria, pasi thotë se ajo mund të duket e mërzitshme por jo aq sa për ta lënë.
Pjesë nga intervista
Po kryebashkiaku i Berlinit?
Edi Rama: Unë kam shumë lidhje në fushën e artit të Berlinit. Shumë nga miqtë e mi atje janë pak të zhgënjyer, ata thonë se qyteti është bërë pak provincial. Nuk mund të gjykoj. Ndoshta është bërë e mërzitshme.
Çfarë do të dëshironit të bënit pas karrierës suaj politike?
Edi Rama: Ndoshta të dizenjoj rrobat e mia si stilist.
Në Shqipëri apo jashtë saj?
Edi Rama: Në Shqipëri. Shqipëria mund të duket e mërzitshme. Por, jo aq sa për ta lënë.