Ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për mbajtjen e Konferencës së paë Ndërqeveritare me tryezën e Bashkimit Europian.
Në një reagim në Teitter, Soreca e quan moment historik ditën e sotme për Shqipërinë, e cila është në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku!”- shkruan Soreca në Twitter.