Nga Ylli Pata
Grida Duma dhe disa deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, morën përsipër pas 6 marsit, që të bëheshin zëdhënës të presionit për të larguar Lulzim Bashën nga posti i kryetarit.
E këtë, qëndrim e justifikuan me fabulën e “bashkimit” të Partisë Demokratike pas traumës së 6 janarit kur shpërtheu lufta e nxehtë civile mes palëve. Ku përveç levave, qysqive, levave apo shkopinjve të bejsbollit që mbajti edhe Saljanji, kishim sharje e dhuna të rëndë jashtë selisë. E rasti më flagrant ishte sulmi ndaj Roland Bejkos.
Ideja e grupit që përfaqësonte Grida Duma ishte që të ngrihet një grup miks nga palët që do të drejtonte partinë deri në një moment të dytë, ku sipas gjasave e shikonte veten në krye të këtij grupi.
Por siç dihet, Basha dhe të tijtë zgjodhën “regjencën” me në krye Ebnkelejd Alibej, që është edhe kreyar grupi, ndërsa Berisha shpejtoi etapat duke shkrirë të ashuquajturin “Komision Rithemelimi” e duke u vënë vetë në krye, natyrisht duke e “zbukuruar” procesin me “votime” në Tiranë e 61 bashkitë e vendit.
Votime, të cilat nuk u njohën dhe u bojkotuan nga strukturat në fuqi të Partisë Demokratike, sidomos degët, por edhe selia qendrore.
Por pas vendimit të Agron Zhukrit, Sali Berisha me të tijtë zaptuan selinë e PD-së, e cila është kthyer si një ndërtesë me dy palë pronarë.
Në këtë panoramë, ne kemi dy grupe të qarta, që siç e pranoi edhe Ervin Saljanji në një intervistë me Mirela Milorin para disa ditësh, do të kthehen dy sigla politike-pra parti më vete. Kjo është jo vetëm evidente por edhe e pashmangshme.
Megjithatë, ka një qëndrim të grupit të 35 deputetëve të grupit parlamentar, që nuk u bënë bashkëthemelues të partisë së Berishës, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të saj, ku u prish statuti i “Kuvendit të 11 dhjetorit” ku s’kishte më poste aforfe.
Ai është një qëndrim politik, i cili tregoi një lineim të tyre politik, e kun ë këtë listë janë edhe disa deputetë që sot po afrohen me Berishën, siç janë Grida Duma edhe Ervin Saljanji.Duma tha se përveç pjesëmarrjes si “ushtare” në lëvizjet e Berishës, ajo do të donte të thoshte edhe mendimin e saj, çka është një sinjal që kërkon të integrohet në partinë e Sali Berishës.
Ndërkaq, në Shkodër, Zef Hila, një prej deputetëve që nuk është shfaqur hapur se me kë linjë të partisë është, së bashku me dy koleget e tij: Greta Bardhi dhe Emilja Koliqi, kanë udhëhequr një protestë të fermerëve për të kundërshtuar politikat e subvencionit. Protesta e kanalizuar nga Zef Hila, në bashkinë Vau i Dejës, është një sinjal i pastër politik, që Hila do të kandidojë për të rimarrë kreun e bashkisë, ku përveç zonës së Vaut të Dejës, gjendet dhe një pjesë e zonës së nënshkodrës si Bushati e Barbullushi, zona në influencën e rëndësishme të deputetit aktual të Partisë Demokratike.
Ndërkaq, dega e Shkodrës, e drejtuar nga Xhevdet Amuli, përfaqëson territorin e bashkisë së Shkodrës, e nuk ka lidhje me Vaun e Dejës. Në Shkodër janë aktualisht dy degë; një e drejtuar nga Amuli dhe Xhemal Bushati dhe një e Berishës që administrohet nga kryebashkiaku Bardh Spahia. Në këtë kaos, po luhet në mënyrë individuale për të ardhmen e tyre, si rasti i Zef Hilës, që kërkon të mbajë një domen politik, duke kërkuar postin e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës. Lëvizje që ka synim imponimin e situatës që në fund as grupi i Berishës as ai i Alibeajt të mos e ndalojnë kandidimin e tij për kryetar. Njëfarë mënyrë është një tentim për të vendosur fuqi në terren.
Ndërkaq, është krejt ndryshe lëvizja e Grida Dumës, por edhe Saljanjit, të cilët mbajtën qëndrim të prerë pas shpalljes së Sali Berishën Non Grata, e sidomos pas përjashtimit të tij, nga grupi parlamentar i PD-së.
Duket se si këto, por edhe Dashnor Sula e disa të tjerë, po e përdorin afrimin ndaj Berishës si një mënyrë presioni për të pasur hapësirë në konfigurimin e PD-së pa Berishën.
Por në shtator, kur do të riformatohen grupet parlamentare në Parlament, e ku ka gjasa që të shprehet Apeli në lidhje me legjitimitetin e përfaqësimit të Partisë Demokratike, Duma, Saljanji, por edhe deputetët që thonë se “po shkojmë në protestë për popullin”, do t’i duhet të zgjedhin se me cilën parti do të rrijnë.
Rikthimi me Berishën, përveçse një lëvizje pa ndonjë përfitim politik, do të dëmtonte mjaft edhe imazhin si pasojë e mungesës së koherencës politike. E ka shumë gjasa, që siç ndodhi edhe Evi Kokalarin e Belind Këlliçin, Sali Berisha t’ua kujtojë herë pas here se në të shkuarën “kanë qenë tradhtarë”, kanë nxjerrë fjalë të rëndë nga goja për liderin, madje do tu nxjerrin edhe fotot me hu në dorë, siç ja bëjnë shpesh Ervin Saljanjit, sa herë problemet në Korçë komplikohen jo ashtu siç do Berisha. Javën e shkuar, kur dështuan zgjedhjet e kryesisë së grupit të Berishës në Korçë, sërish i nxorrën të njëjtën foto të 8 janarit. E sipas gjasave, Sali Berisha nuk do të kandidojë asnjërin as për kryebashkiak, e as për deputetë në zgjedhjet parlamentare, përveç ndonjë faktori lokal, me të cilin nuk mund të lëvizë kollaj, siç është Zef Hila.
TemA