Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është e përgatitur për të tjera mbështetje dhe projekte që mbështeten nga BE.
Mes të tjerash Rama u ndal edhe tek porti i Durrësit, duke thënë se përveç NATO-s do të kërkojë mbështetje edhe nga Bashkimi Europian.
“Sot do kërkojmë mbështetje edhe për portin e ri të Durrësit. Nga paketa e investimit të NATOs, do kërkojmë edhe nga krahu civil përveç atij ushtarak. Edhe për veprimtarin civile të lëvizjes së mallrave në këtë rajon, përmes portit të Durrësit, që do marri një peshë strategjike me ekonominë e vendit. Duke krijuar një mundësi të re më pak të kushtueshme dhe efektive për vendet e rajonit.” tha i pari i qeverisë.
Rama u pyet edhe për boshatisjen e disa plazheve në Vlorë, por sipas tij, janë shifra të nxituara pasi ka pasur shumë hyrje nga turistët e huaj.
“Flasim për vizitorë të huaj. Dhe numri i 6 mujorit të parë është shumë më i lartë se në vitet e shkuara. Nëse ka vërtetë problem me cimet e larta. Është për tu parë në fund. Sigurisht që kush vendos çmim të lartë dhe nuk i vjen njeri.
Ky është një dëm që e paguan vetë dhe jo shteti. Do jetë mësim i mirë, për të kuptuar se për të qenë konkurrues, në një rajon që ka destinacione të afërta, duhet menduar mirë përpara se të ngrihen çmimet. Po qe kështu do jetë mësim i madh për sezonin tjetër” tha Rama.
“Nuk mund të mendojmë meqë u hap nami i Shqipërisë tu biem me top çmimeve” shtoi Rama.