Një person ka humbur jetën nga koronavirusi të mërkurën në Kosovë sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa janë raportuar edhe 763 raste të reja me të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë tha se, në bazë të 2 mijë e 30 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 37.58 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht, sipas Radio Europa e Lirë janë 2,184 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Të martë, dy persona kanë vdekur nga COVID-19. Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.

Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve – ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.