Ivana Trump, ish-bashkëshortja e parë e ish-presidentit Donald Trump vdiq nga plagët e marra pas rrëzimit nga shkallët. Ky është rezultati që ka dalë autopsisë e kryer pas vdekjes së Ivana Trump. Lëndimet e marra nga rënia nga shkallët kanë shkaktuar vdekjen. Kështu bëjnë të ditur mediat amerikane, duke cituar burime nga stafi mjekësor që kanë kryer analizat e urdhëruara nga prokurori.
Ivana Maria Zelnickova, një ish modele e lindur në ish- Çekosllovaki, 73 vjet më parë, vdiq më 14 korrik. Trupi i tij i pajetë u gjet i shtrirë në shkallët e banesës ku jetonte në Manhattan në Rrugën 64, përballë Central Park.
Trump kishte darkuar më herët në një restorant italian ku ishte kliente e rregullt. Fillimisht shkaku i vdekjes iu atribuua një arresti kardiak ose një sëmundje, megjithëse punonjësit e restorantit ku ajo kishte ngrënë thanë se atë mbrëmje ajo u shfaq më e shëndetshme si kurrë.