Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë po merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e cila po zhvillon punimet në Britaninë e Madhe.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i këtij delegacioni Damian Gjiknuri ka zhvilluar edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella. Ai thekson se fokusi i punimeve të Asamblesë Parlamentare janë rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE.

 

“Në cilësinë e Kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë mora pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e cila po zhvillon punimet në Birmingam.

 

Fokusi i mbledhjes rezolutat për dënimin e agresionit rus në Ukrainë dhe çështjet e forcimit të sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE. Gjatë punimeve pata kënaqësinë të takoj Sekretarin e Përgjithshëm Roberto Montella si dhe kryesuesit e delegacioneve nga vende të tjera me të cilët diskutuam forcimin e bashkëpunimit dypalësh”, shkruan Gjiknuri.