Pas shpërthimit të skandalit ku Ilir Meta dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, edhe Partia Demokratike është poozicionuar kundër emrave të tillë.

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku ka reaguar sot duke u shprehur se Shqipëria duhet të pastrohet nga kanceri i sigurimit të shtetit.

Reagimi i plotë:

Elami Hado eshte gjyshi im, i persekutuar burgjeve dhe hetuesive te komunizmit.
Eshte e papranueshme qe une sot si deputet te ulem ne te njejten salle me bashkepuntore te sigurimit te sistemit qe persekutoi e masakroi jo vetem gjysmen e familjes time por gjysmen e shqiptareve.
Shqiperia duhet te pastrohet nga kanceri i sigurimit te shtetit,kjo eshte detyre jo vetem e deputeteve te kuvendit te Shqiperise por e cdokujt nga ne si qytetare me dinjitet e empati njerezore.
Ky eshte nje amanet..,dhe amanetin nuk e tret as dheu.