Deputetja e PD, Jorida Tabaku është takuar ditën e sotme me Gabriel Escobar në Washington DC. Në reagimin e saj në Tëitter, Tabaku thotë se diskutuan për Partinë Demokratike.
Tabaku thotë se Esobar, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor shprehu mbështetjen për PD ndërsa theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në BE nëse fokusohet në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar.
“Është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë procesin e integrimit në BE, duke u fokusuar në luftimin e korrupsionit; krimin e organizuar dhe vendosjen e shtetit ligjor”, shkroi Tabaku.