Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e SPAK në Elbasan, ku u arrestua një gjyqtare dhe një avokat, pas dyshimeve për korrupsion.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se aktualisht në banesën e gjyqtares Zamira Vyshka, për të cilën gjykata caktoi masën ‘arrest shtëpie’, po ushtrohet kontroll nga policia. Ndërkohë, avokati i arrestuar, Ilir Pashaj para 4 vitesh ka qenë gjyqtar në Elbasan.
Pashaj dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë, pak para se të futej në filtrin e vettingut, pasi nuk plotësoi formularin e deklarimit të pasurisë.
Gazetarja Lala tha se gjyqtarja dhe avokati akuzohen pas dyshimeve për korrupsion, për një rast në vitin 2021 ku dyshohet se kanë marrë 5 milionë lekë të vjetra për të lehtësuar një mase dënimi, ndërkohë që janë edhe 3 qytetarë të dyshuar për këtë rast korrupsioni.