Mot i nxehtë me temperatura deri në 40 gradë Celsius do të shoqërojë vendin tonë këtë të mërkurë.

Shqipëria mbetet në ndikimin e të nxehtit afrikan duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe temperaturave të larta. Sipas parashikimeve, në Elbasan termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius, ndërsa në Berat 39 gradë Celsius.
Ndërkohë, në zonat malore, herë pas here do të ketë kalime të lehta vranësirash, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.