Presidenti Ilir Meta në prill te vitit 2021 ka dalë ne media me disa deklarata shume te forta kunder amerikaneve. Nder te tjera ai ka thene se ka marre nje telefonate nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ku ajo citohet t’i ketë thënë kreut te shtetit “dimë ca gjera per ty”.
Meta në fjalën e tij ka theksuar se është e pamundur që në ambasadore t’i thotë presidentit të republikës se “di disa gjëra”.
“Ambasadorja i thotë Presidentit ne dimë disa gjëra për ty, i thash çfarë dini për mua nxirrini, thuajini.
Unë kam respekt për të, por nuk mund të ndërhyjnë në çështjet e vendit unë jam president i Shqipërisë. Nuk do të lejoj të preket vota.
E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme te Shqipërisë në kete menyre te njeanshme”, ka thënë Meta në prill, ndërkohë që kjo rrethanë tingëllon sot mjaft e çuditshme pas fakteve që Autoriteti i Dosjeve ka deklaruar se ka gjetur për Ilir Metën.