Një ditë pas zhvillimit të konventës së LSI-së ku u ndryshua emri i partisë, Ilir Meta zhvillon konferencën e parë si kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë.

Në fjalën e tij, Meta tha se beteja që ka nisur sëbashku me këtë forcë politike, është e domosdoshme për të rivendosur në vend, demokracinë dhe Kushtetueshmërinë.

“Dua ta nis këtë konferencë të parë shtypi duke falënderuar për mirëkuptimin dhe poër ngritjhen në lartësi në momentin historik, duke hapur mbrëmë një rrugë të re, një force të re politike si Partia e Lirisë. E di shumë mirë që duke qenë krenar për ato sakrifica, njëkohësisht janë të ndërgjegjshëm, se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur përfundimisht në vend, demokracinë, Kushtetueshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët” – tha Meta.

“Tani duhet të nisim menjëherë nga puna se tani nuk e kemi më atë kostumin që na sillte dhe atë pyetjen a i lejohet të flasë kështu një presidenti?

Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit jo të Partisë së Lirisë por gjithë popullit të lirisë.

Armiku kryesor i lirisë sot është dhe korrupsioni dhe është ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari, familje të ndershme në mënyrën më dramatike e po përzë të rinjtë e të rejat nga vendi“, tha Meta.