Një ditë pasi mori postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të firmosë ndryshimet më të fundit në qeverinë Rama.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku në vend të tij u emërua ministrja për Infrastrukturën dhe Energjetikën, Belinda Balluku.
Ndërkohë, si kryenegociatore u emërua Majlinda Dhuka, duke zëvendësuar Zef Mazin. Dhuka do të mbajë edhe postin e ministres se Shtetit.
Duke u gjendur përballë këtyre ndryshimeve, Kuvendi duhet të mblidhet sërish në një seancë te posaçme, për të miratuar ndryshimet, të cilat më pas do i kalohen Presidentit për dekretim.
Nëse nuk ndodh ky skenar, atëherë Ahmetaj qëndron në detyrë deri në shtator.