Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka takuar kreun e Antimafies italiane, Giovanni Melillo. Në takimin mes tyre është diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy institucioneve, ndërsa është rënë dakord që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të ngrihet në një nivel më të lartë.

‘Drejtuesi i SPAK zhvilloi një takim me z GiovanniMelillo, Prokuror Kombëtar Antimafia & Antiterrorizëm në Itali. Homologët diskutuan rreth bashkëpunimit shumë të mirë mes dy institucioneve dhe u ra dakord të ngrihet në një nivel më të lartë puna e përbashkët.’- njofton SPAK në Twitter.