Një sulm amerikan me dron ka çuar në vrasjen e shefit të Shtetit Islamik në Siri, Maher al-Agal.
Sipas raportimeve të fundit nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, Maher al-Agal, kreu IS-it në Siri, ka qenë duke ngarë motoçikletën e tij në afërsi të Jindayris.
Një ndër ndihmësit e tij kryesorë, është plagosur po ashtu gjatë sulmit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Pentagoni, por pa dhënë detaje të shumta mbi ngjarjen.
Toger-koloneli Dave Eastburn, për agjencinë AFP, bëri po ashtu me dije të njëjtën gjë, duke i hequr dyshimet mbi ngjarjet.
Lajmi vjen përpara vizitës së Joe Biden në Lindjen e Mesme. Në Izrael, presidenti amerikan mbërrin të mërkurën, ku do të ketë takime edhe në rajonin e West Bank, përpara se të shkojë në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare.