Dy shkollat e reja, “John F. Kennedy” dhe “Nënë Tereza” në Kodër Kamëz, do të hapin dyert në shtator.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga dy godinat e reja arsimore që janë pjesë e një sërë investimesh, që kanë transformuar zonën dhe rrisin vlerën e pronave përreth.

“MIRËMËNGJESI, dhe me dy shkollat, “Nënë Tereza” & “J. F. Kennedy”, të cilat në shtator do të hapin dyert për 1630 nxënës në zonën pranë Universitetit Bujqësor, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

Nga ky investim, fëmijët e zonës nuk do të harxhojnë më kohë duke udhëtuar për në shkollë me autobusë, por kanë mundësi të arsimohen në shkollën më të afërt banesës së tyre.