Tre të rinj ka dhunuar imamin e xhamisë në fshatin Lupç i Poshtëm në Podujevë. Imami Zeqir Berisha raportohet se ka marrë dëmtime të rëndë dhe është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Raportohet se autorët e dyshuar janë tre të rinjtë me iniciale B. M, 27vjeç, A.M., 28 vjeç dhe Sh. M. 25 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje në tentativë.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, është gjetur një person i lënduar rëndë. Shtetasi Z. B. (Zeqir Berisha – imam i xhamisë vr.jonë), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të arrestojnë tre persona të dyshuar.
Personat e arrestuar janë B.M, mashkul 27vjeç, A.M., mashkul 28vjeç dhe Sh.M. mashkul 25vjeç, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, informon policia E Kosovës.