Babai i Elon Musk, Errol, ka zbuluar se ka mirëpritur në jetë në fshehtësi një fëmijë me thjeshtrën e tij, Jana Bezuidenhout.
76-vjeçari dhe Jana mësohet se u bënë prindër të një vajze në vitin 2019, por lajmi është zbuluar vetëm tani.
“E vetmja gjë për të cilën jemi në Tokë është të riprodhojmë”, tha Musk.
35-vjeçarja dhe babai i miliarderit kanë edhe një djalë 5-vjeçar, Elliot Rush, i lindur në vitin 2017-ën.
Errol zbuloi lajmin vetëm disa javë pasi edhe djali i tij, Elon konfirmoi se kishte mirëpritur në jetë dy fëmijë me një shefe të kompanisë së tij të inteligjencës artificiale Neuralink, disa javë para se ish e dashura e tij Grimes të lindte fëmijën e tyre të dytë.
Errol pranoi se shtatzënia e Janës ishte “e paplanifikuar” dhe se nuk jetojnë më bashkë, duke përmendur diferencën e tyre 41-vjeçare.
“Nuk është praktike. Ajo është 35-vjeçe”, tha Errol. “Çdo burrë që martohet me një grua më të re, do të jetë mirë për një kohë, por ka një hendek të madh … dhe ai hendek do të shfaqet.”
Pema familjare Musk është e ndërlikuar dhe po rritet më shumë nga dita në ditë. Errol ka shtatë fëmijë, ndërsa Elon ka 10 pasardhës.
Errol, i cili është një inxhinier i pasur nga Afrika e Jugut, u martua me modelen Maye Haldeman Musk në vitin 1970, me të cilën pati tre fëmijë: Elon, Kimbal dhe Tosca.
Çifti u nda në vitin 1979, përpara se Errol të martohej me Heide Bezuidenhout, një grua e ve e re që kishte tashmë dy fëmijë, përfshirë Janën.
Errol dhe Heide mirëpritën në jetë së bashku dy fëmijë biologjikë, por ai ndihmoi edhe në rritjen e Janës, e cila ishte vetëm 4 vjeçe kur u bë njerku i saj.
Errol dhe Heide u divorcuan pas një martese 18-vjeçare. Por familja Musk më pas u habit kur Jana mbeti shtatzënë me fëmijën e Errol në vitin 2017.
Kjo çoi në një debat të ashpër mes Errolit dhe Elon, pasi CEO i Tesla-s u zemëruar që babai i tij kishte nisur një romancë me vajzën e njerkës së tij.
Fëmijët e tjerë të Errolit ishin gjithashtu “të shokuar” për shtatzëninë e papritur.
“Ende nuk e pranojnë këtë”, tha ai për The Sun. “Janë të zemërkuar sepse ajo është motra e tyre, Gjysmë motra e tyre.”
Elon nuk ka komentuar publikisht. Baba e bir nuk komunikojë me njëri-tjetrin ndërsa miliarderi e përshkruar babanë e tij si një “qenie të tmerrshme njerëzore” në një intervistë për Rolling Stone.
Djali i Errol dhe Janës, i lindur në vitin 2017, quhet Elliot Rush. Errol nuk e ka bërë të ditur emrin e vajzës së tyre, e cila ka lindur në vitin 2019.
Pavarësisht se nuk janë më çift, ai tha se Jana dhe dy fëmijët e tyre të vegjël kanë ardhur për të qëndruar në shtëpinë e tij në Pretoria, Afrika e Jugut.
“Ata kaluan disa ditë këtu rreth gjashtë muaj më parë. Dhe fëmijët filluan të më acaronin nervat”, tha ai. “Por më mungojnë sapo largohen.”
Errol pranoi se nuk i kishte kërkuar Janës një test të atësisë për t’u siguruar që ai ishte babai i vajzës së tyre tashmë 3-vjeçare, duke thënë: “Nuk i kam bërë test AND-je. Por ajo duket njësoj si vajzat e mia të tjera… Kështu që është shumë e qartë, e dini.”
Mirëpo, biznesmeni i pasur deklaroi se ka edhe gra të tjera që pretendojnë se ai është baba i fëmijëve të tyre.
“Janë rreth gjashtë gra që pretendojnë se fëmija i tyre është fëmija im. Është e qartë se ata janë oportunistë”, tha ai.
Ndërkohë, ai thotë se nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen: “Nëse mund të kem një fëmijë tjetër, do ta bëj. Nuk shoh asnjë arsye përse jo”.
Në të vërtetë, Errol (zyrtarisht) ka më pak fëmijë se djali i famshëm, Elon, 51 vjeç, i cili tani është baba i 10 fëmijëve.
Shefi ekzekutiv i Tesla-s konfirmoi javën e kaluar se ai dhe Shivon Zilis kishin mirëpritur në jetë binajkët.
“Një kolaps lindshmërie është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi”, shkroi ai në Twitter.
Binjakët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, lindën vetëm disa javë para se Musk të mirëpriste fëmijën e tij të dytë, Exa Dark Sideræl, me yllin kanadez të popit Grimes.
Musk dhe Grimes kanë gjithashtu djalin 2-vjeçar X Æ A-Xii.
Njeriu më i pasur në botë për herë të parë u bë baba në vitin 2002. Ai mirëpriti një djalë të quajtur Nevada ish-bashkëshorten Justine Wilson.
Në mënyrë tragjike, djali i vogël vdiq vetëm 10 javë më vonë nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave, ose SIDS.
Elon dhe Justine lindën edhe 5 fëmijë të tjerë, binjakët Vivian e Griffin dhe trenjakët Kai, Saxon dhe Damian, përpara se të divorcoheshin në 2008.