Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një person i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim, për vrasje.
Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:
Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”
Aleks Kola, u arrestua në korrik të vitit 2013 në Northampton për një aksident të vogël. Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve rezultoi se, ato përputheshin me të gangsterit Lekë Prendi, i cili kërkohet nga autoritetet në Tiranë për një vrasje brutale të një prifti të kryer në vitin 2000.
Kola këmbënguli që ky është një gabim identiteti dhe kur gjykata miratoi ekstradimin e tij, 34-vjeçari e apeloi vendimin duke argumentuar se nuk kishte asnjë të përbashkët me të kërkuarin. Tashmë, Gjykata e Lartë e ka bllokuar dëbimin e tij nga Britania e Madhe me pretendimin se dokumenti i Interpolit për Prendin ishte plot me gabime dhe se nuk është e sigurt që personi i arrestuar (Aleks Kola) është pikërisht ai.