Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo e ka cilësuar si “absurde” shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Britania e Madhe, teksa shton se kjo i ka motivuar më tepër për të vazhduar luftën kundër mafias në Tiranë.

“Sa më absurde të jetë “non-grata”, sa më pa sens dhe pa vlerë ajo të jetë, aq më e fortë ndjenja e padrejtësisë dhe motivimi për të vazhduar luftën kundër mafias së Tiranës!”, shkruan Bozdo në Bozdo.

Një kundërpërgjigje për Bozdon ka ardhur nga Dritan Shano i cili përmes një reagimi në Twitter shkruan se: “Vetëm në Shqipëri ka njerëz që mendojnë se ka ndonjë peshë apo rëndësi të cfarëdoshme nëse non-gratës i pëlqen ose është dakort apo jo me non-gratën.”

“Të kenë lidhje me non-gratën thua?

Me këtë rast më kujtohet një shprehje: Aty ma lidh gomarin se ka bar të njomë”, shton Shano.