Sali Berisha prezantoi sot gjatë një deklarate të tij publike Sekretarin e ri të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PD, Enri Çenon duke e paraqitur si një politikan të ri të diplomuar për drejtësi, me master në Londër e kualifikime në SHBA.

Por në fakt emri i tij nuk është i panjohur, pasi edhe mediat sot zbuluan se Enri, është djali i ish gjyqtarit të shkarkuar nga vettingu, Petrit Çeno. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i renditi babait të tij një listë të gjatë problemesh me pasurisë, të cilat sipas KPK çuan në shkarkimin e gjyqtarit të Apelit Durrës.

Çeno, sipas Komisionit, veç mungesës së të ardhurave të ligjshme për të justifikuar pasurinë, kishte fshehur në “Deklaratën Vetting” dhe ato vjetore, si dhe pjesëmarrjen e të birit si aksioner në plot 5 kompani.

Por duket se zgjedhja e Berishës nuk është krejt e rastësishme. I përballur prej mëse 1 viti me akuzat e DASH për mega korrupsion gjatë kohës kur ishte në pushtet, duke e shpallur dhe non – grata, ish-Kryeministri që prej kohësh thotë se do ta zgjidhë privatisht këtë cështje dhe se për këtë ka hapur edhe proces gjyqësor në Francë, duket se e ka afruar Çenon për ta ndihmuar edhe ligjërisht edhe me lobime.

Kjo për faktin se, sipas burimeve të Lexo.al, Enri u investua fuqimisht në SHBA për të lobuar që babai i tij, Petriti të mos shkarkohej si gjyqtar. Edhe pse lobimet e tij ishin të dështuara, Berisha sërish shpreson te imazhi i ri i drejtësisë së vjetër ta shpëtojë nga non grata.

Kjo duket jo e vështirë, por thuajse e pamundur, përderisa Enri Çeno nuk arriti të “shpëtojë” të atin nga drejtësia e re, nuk ka si të bëhet varkë shpëtimi për Berishën nga mbështetësit më të fortë të saj, të cilët e lanë në “baltë” djalin e gjyqtarit që kërkonte të korruptonte deri në amerikë për të mbuluar korrupsionin e babait.