Erkand Qerimaj vijon momentin e tij fantastik. Pas suksesit në Evropian, ku siguroi medalje ari, peshëngritësi kuqezi përsërit veten edhe në Lojërat Mesdhetare. Në peshën 73 kg, Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medalje në stilin e shkëputjes.

Qerimaj e nisi garën me peshën 148 kg, provë të cilën nuk arriti ta kaloj me sukses. Qerimaj provoi menjëherë, sërish me të njëjtën peshë, 148 kg, por pa mundur ta mbajë shtangën lartë. Peshëngritësi shkodran provoi në provën e tretë me 149 kg, peshë të cilën arriti ta mbaj lart por në fillim trupa e gjyqtarëve e konsideroi të parregullt, cka solli tension dhe protesta nga Qerimaj dhe i gjithë delegacioni i Shqipërisë. Pas verifikimit, prova e Qerimaj u cilësua e rregullt, peshë që i dhuroi Qerimaj medalje të argjendë në stilin e shkëputjes.