Atletja shqiptare Luiza Gega fiton medaljen e Artë në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë. Atletja garoi në 3000 metra me pengesa duke thyer edhe rekordin kombëtar që mbahej po nga ajo vetë.
Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale, teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.
Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.