Me afrimin e sezonit turistik është rritur edhe fluksi i turistëve, në portin e Durrësit.
Stafi i Degës Doganore të Durrësit me një angazhim të shtuar dhe performancë në nivele të larta të çdo doganieri, është i gatshëm 24/7, sidomos në pritjen dhe kontrollin e pasagjerëve, por dhe bizneseve që eksportojnë dhe importojnë mallra.
Gjatë muajit qershor sipas statistikave të Autoritetit Portual Durrës muaji qershor 2022 ka njohur rritje të numrit të udhëtarëve që kanë përdorur portin për të udhëtuar jashtë vendit apo për të hyrë në vendin tonë.
Sipas APD 43, 839 qytetarë kanë udhëtuar nëpërmjet linjave të trageteve të Portit të Durrësit, 24, 916 pasagjerë numërohen në dalje nga vendi, ndërsa 18, 923 udhëtarë kanë hyrë në vendin tonë.