Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kërkesave të opozitës për të shtuar në rendin e ditës denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kreu i qeverisë tha se kjo është një mënyrë që është përdorur gjithmonë nga opozita duke dashur që të kapërcejë krizat brenda partisë.

‘Është sa e thjeshtë aq e neveritshme që e bëni këtë. Kujtoheni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh historinë rezolutave sheh edhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh. Mes asaj që quhet PD që sot se di si quhet dhe ne që jemi Partia Socialiste e Shqipërisë. Sa herë ka pasur krizë dhe ju është dashur ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës. Merreni dhe shihini, ju e dini më mirë historinë e partisë tuaj. Shiheni se përkon me rezolutat. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. Ju nuk keni lidhje, jeni gati t’i rivarrosni dhe t’i fusni në varrin masiv për t’u thënë kujt të mundni që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran demokratit është krijuar nga ata pa të cilët as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni t’i bëni, bëjini, ne nuk i bëjmë. Përpara se për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores, duhet dakordësia e ndërkombëtarëve.’- tha Rama.