Pasi fitoi gjithçka me Real Madridin, me perspektivën për të fituar edhe Topin e Artë në fund të vitit, Karim Benzema mund të ketë gjetur një buzëqeshje edhe në jetën e tij private.

Sulmuesi francez, siç e tregojnë disa fotografi të publikuara, do të kalonte disa ditë pushime në jahtin e tij në shoqërinë e një vajze tërheqëse. Ajo quhet Jordan Ozuna, është amerikane 32 vjeçare, me profesion modele.

Akoma nuk ka ardhur asnjë konfirmim nga palët, por gjasat janë të mëdha që Ozuna dhe Benzema të kenë nisur një histori dashurie.

Asgjë nuk është rastësi. Futbollisti i njohur dhe modelja “tradhtohen” nga bota virtuale dhe a e dini përse? Siç shihet, të dy duken në të njëjtën varkë…