Protesta e kësaj të enjte e Sali Berishës, më shumë se për shqiptarët, u bë që të kompleksonte deputetët e PD-së, në mënyrë që ata ta ndiqnin nga pas, ndryshe do të etiketoheshin si të shitur tek Rama.

Por pavarësisht presionit dhe lojës së tij mediatike, për t’i detyruar që të marrin pjesë në protestë, në fakt ai është bojkotuar masivisht nga deputetët e PD-së.

Të vetmit që i kanë shkuar, edhe pse shumë kishin paralajmëruar se do të ishin në shesh, ishin Grida Duma, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula. Gjithë të tjerët që nuk janë me të në PD, e kanë bojkutuar, duke mos i shkuar në protestë.