Kryeministri Edi Rama vijon të promovojë bujtinat në vend.
Së fundmi ai është ndalur në skajin më verior të Shqipërisë.
“Në skajin më verior të Shqipërisë në Vermoshin e bukur ndodhet bujtina “Peraj” e ideuar me 4 shtëpiza të vogla që të renditura njëra pas tjetrës duken si të dala nga librat e përrallave. Natyra e bukur e Kelmendit, Malësi e Madhe, me ajrin e pastër dhe gjelbërimin e pafund thotë mjaftueshëm për ta vizituar këtë bujtinë, që vit pas viti po kthehet në destinacionin e preferuar të turistëve vendas dhe të huaj.
Një investim i Floridës dhe Zefit, motër e vëlla që e kthyen në bujtinë shtëpinë e gjyshërve të tyre, duke zgjedhur të mos e braktisin vendlindjen si shumë të rinj, por përkundrazi ti japin edhe më shumë vlerë duke ngritur këtë agroturizëm të bukur në zemër të Veriut”, shkruan Rama.