Berisha konfirmoi ditën e sotme se u shpall Non Grata edhe nga Britania e Madhe. Për këtë, si ish lideri komunist Enver Hoxha ish kryeministri i Shqipërisë u ka ‘shpallur luftë’ amerikanëve, duke drejtuar gishtin nga Sorosi.

I ftuar në Repor Tv, në ‘Sot Live në Shqipëri’ nga Andi Kapxhiu analisti Frrok Çupi ka reaguar ndaj këtij fakti. Sipas Çupit, një ndër çështjet më të mëdha të lidhura me korrupsionin janë krimet e luftës së Millosheviçt.

‘Dërgimi në mënyrë të paligjshme dhe furnizimi me karburant dhe armëve për një ushtri pushtuese për një ushtri mizore është korrupsioni më i lartë për një burrë shteti. Berisha e ka filluar karrierën e tij si një i korruptuar dhe ka vepruar në kundërshti me perëndimin dhe interesat e popullit shqiptar. Do të futeshim në një puzzle që Berisha e ka shumë qejf, SHBA dhe Britania ka cituar shumë pak për korrupsionin e cila rrezikon jo vetëm sigurinë e SHBA por dhe të Britanisë së Madhe.’- tha Çupi.

Analisti e ka cilësuar Berishën si më ‘i keqi’ i diktatorëve historik, Saddam Hysein e Millosheviçi duke e krahasuar me titullin e vënë ndaj Hitlerit pas vdekjes së tij. Ai u shpreh se tituj të tillë nga dy fuqi të mëdha paralajmërojnë jo thjesht zhvatje të parave të shtetit por edhe krijimin e një aleance perëndimore kundër tij si Milloshevici në 1999. Berisha do vijojë të shpallet Non Grata dhe nga shtete të tjera u shpreh analisti.

‘Tituj të tillë nuk i janë dhënë as Saddamm Hyseinit as Milloshevicit atëherë u dha pas vdekjes së Hitlerit. Pra ky është një strumbullar shumë i fuqishëm i krimit në Ballkan. Korrupsioni nuk është thjesht para apo përkëdhelja e familjes së tij me paratë e shtetit dhe shqiptarëve. Korrupsioni është dëmtimi i interesave të kombit dhe fuqive të mëdha,. Ne po shikojmë në këtë moment, pikërisht aleancën perëndimore kundër Milloshevicin në 1999. Nga Londra e Britanisë po ‘ngrihen (në thonjëza) avionët e Amerikës dhe Perëndimit. Do ta shpallë Non Grata, Italia, Gjermania, Greqia…’- tha Çupi.

Analisti u ndal edhe në një sugjerim të tijin si gazetar dhe publicist, Frrok Çupi në të cilin thuhej se jo vetëm shtetet, por edhe vendet e Shqipërisë duhet ta shpallin Non Grata sa më shpejt të jetë e mundur.

‘Ne ndodhemi në një koalicion perëndimor kundër krimit në Ballkan ku vendin kryesor e zë Berisha. Duhet ta shpallin do sugjeroja që qytetet e Shqipërisë ta shpallin Non Grata sa më shpejt të jetë e mundur. Është rrezik shumë i madh. Nëse do jemi të ndershëm me veten tonë, qytetet e Shqipërisë duke filluar që nga Vlora e deri në Shkodër.’ – tha Frrok Çupi ndër të tjera në Report Tv.

Berisha u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri në MB dhe, se i përdor këto lidhje për të avancuar ambiciet politike. Gjithashtu, i është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.