Qeveria gjermane dhe “Uniper”, importuesi më i madh i gazit rus në vend, kanë rënë dakord për një paketë shpëtimi miliarda euro, njoftoi sot kompania.
Marrëveshja do të bëjë që qeveria të marrë një pjesë në “Uniper”, e cila është goditur rëndë nga reduktimi i furnizimeve me gaz nga Rusia përmes gazsjellesit “Nord Stream 1”.
Për të përmbushur kontratat e saj, kompania ka përdorur blerjen e gazit më të shtrenjtë në treg, gjë që ka sjellë probleme të mëdha likuiditeti.