Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaron se fitorja e PS në zgjedhjet e ardhshme vendore është është konsolidimi i arritjeve që janë bërë deri më tani. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 6 bashkë me Kryetarin e PS për Tiranën Erion Veliaj, Gjiknuri komentoi dhe protestën e djeshme të opozitës.
“Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kanë ndodhur, po këto nuk kanë ardhur rastësisht. Nuk duhet t’i lemë asnjëherë në mes ato. Kujt duhet t’ia lëmë, atyre që dalin në shesh? Ata dalin se ai tjetri do të legjitimojë veten e tij, atë hall ka. Jo se pret të fitojë pushtetin nga rruga. Nganjëherë madje më duken të koordinuara, se del proteston Opozita në Maqedoni kundër integrimit Europian, duket sikur ka lidhje. Kështu bën dhe ky zotëria jonë këtu në Tiranë. Nuk dua të bëj konspiracione, po rastësitë nuk janë gëera që duhen shmangur. Pra ka një rastësi me një plan konkret, megjithatë unë nuk dua të bëj nga ato spekulimet e mëdha po pikërisht këtë lloj Opozite kemi. Ne duhet t’i themi ndal me forcën tonë duke organizuar partinë”, tha Gjiknuri.