Kreu i Policisë Kufitare në vendin tonë Eduart Merkaj është liruar nga detyra ditën e sotme duke u trasnferuar në një tjetër post.

Gazetarja Nikoleta Kovaçi raporton për Panorama.al se vendimi është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Në vend të tij është emëruar Saimir Boshnjaku i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.

Ndërkohë mësohet se Merkajt i është besuar drejtimi i Akademisë së Sigurisë.