Erling Haaland është prezantuar si futbollist i Manchester Cityt. Sulmuesi nga Norvegjia u afrua te Citizens nga Borussia Dortmund, një nga transferimet ky më të mëdha të kësaj vere. Në fjalën e tij, bomberi shprehet i lumtur që do jetë pjesë e kësaj skuadre.

“Është mirë të jesh këtu, do të argëtohemi së bashku. Pritshmëritë e mia për këtë sezon janë që të futem në ekip në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të lidhem menjëherë me shokët e mi të skuadrës. Pastaj sigurisht që dua të argëtohem, sepse kur argëtohem shënoj dhe fitoj ndeshje.

Manchester City është një ekip fantastik, edhe i veçantë për mua, sepse babai im luajti këtu për disa vjet. Është mirë që një fëmijë të ndjekë hapat e babait të tij. Kundër kujt mezi pres të luaj? Manchester United” – Tha ai.