Në Velipojë, Shkodër, ka hapur dyert qendra e pushimit për fëmijët pa kujdes prindëror.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndau në rrjetet sociale momente nga qëndrimi fëmijëve në këtë qendër.
“Ka hapur dyert qendra jonë e pushimit në Velipojë, aty ku fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror po kalojnë disa ditë pushime buzë detit në këto ditë të nxehta korriku. Të parët janë fëmijët e shtëpisë-familje të të rinjve 16-18 vjeç në Shkodër, për të vijuar më pas me fëmijët e shtëpive të përkujdesit në të gjithë vendin”, shprehet ministrja.
Manastirliu shpreh mirënjohje edukatoreve dhe kujdestareve që kujdesen çdo ditë për këta fëmijë special..