Kryeministri Rama ka marrë fjalën në konferencën e përbashkët në Brukesel.

Rama: Do t’ia nis me falenderime dhe dua të falenderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane.