Hapja e negociatave dhe 100-vjetori i marrëdhenieve Shqipëri-SHBA festohen sot me një koncert në sheshin Skënderbej.
Dy ngjarje historike, hapja e negociatave me BE-në dhe 100 vjet miqësi me SHBA-të, janë arsyeja për të festuar sot në sheshin Skënderbej.
Një koncert me artistët më të mirë shqiptarë dhe një spektakël fishekzjarrësh që do dhurojnë padiskutim një atmosferë festive në shesh është ftesa për çdo qytetar që të vijë sot në orën 19:00.
Në skenën e dizajnuar bukur me yjet e flamurit europian, do të ngjiten zërat më të dashur të muzikës shqiptare: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj të cilët do elektrizojnë mbrëmjen e sotme Sheshin Skënderbej.